Aktuale Më shumë

Më shpejt drejtë shtetësisë malazeze

Prej tvteuta07:57, 12 Prill 2023

675 persona kanë marrë nënshtetësinë malazeze sipas kritereve të thjeshtuara vitin e fundit. Në të njëjtën kohë janë dorëzuar pak më shumë se 2300 kërkesa, tha për Radion Evropa e Lirë, Radovan Popoviq, shef i Drejtorisë për nënshtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Nënshtetësitë janë marrë në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit më 4 shkurt 2021, në seancë elektronike vetëm pak orë para votimit të mosbesimit.

Vendimi lehtësoi kriteret për marrjen e shtetësisë, ndaj në vend të 15 viteve të mëparshme të qëndrimit mjaftojnë dhjetë.

Gjegjësisht, kushti i mëparshëm ka qenë 10 vjet qëndrim të përhershëm, i cili është arritur përmes pesë të përkohshëm. Zgjidhja aktuale nënkupton pesë vjet qëndrim të përkohshëm dhe të njëjtën kohë qëndrimi të përhershëm.

  • 1

    Radio