Më 30 gusht do të bëhet hapja e parkut publik në Zenelaj
Prej tvteuta09:13, 28 Gusht 2019
MParku publik ne Zenelaj të Anës së Malit është në përfundimin e fazës së parë të punimeve , ku me datë 30 gusht në ora 18:00 do të bëhet edhe hapja solemne në të cilën është paraparë një koktej rasti dhe vizita në ambientet e këtij parku, tha për Televizionin Teuta koordinatori i projektit, Sabri Salaj. Sipas tij, faza e parë e punimeve përfshinë rregullimin e sheshit te brëndshëm të parkut, asfaltimin e rrugëve kryesore dhe terreneve sportive , kurse faza e dyte e punimeve do të vazhdojë menjëherë. Punimet në ndërtimin e parkut publik në Anë të Malit kanë filluar që nga tetori i vitit 2018 , si donacion i familjes Hajdari, e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Plani për ndërtimin e këtij parku u punua nga studio V& B Design, kurse vlera e investimit është rreth 212.000 euro.