McCain nesër në Mal të Zi
Prej tvteuta15:31, 11 Prill 2017
Senatori i shquar amerikan Xhon Mekejn do të qëndrojë nesër për vizitë në Mal të Zi, gjatë secilës do të takohet me presidentin Filip Vujanoviq dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit.
Mekejn , i cili ditët e fundit ndodhet për vizitë në vendet e Ballkanit perendimor, njihet si njëri nga përkrahësit më të zjarrët të antarsimit të Malit të Zi në NATO dhe kundërshtar i ashpër i ndikimit rus në këtë zonë.