Politikë Më shumë

McCain në Mal të Zi: Sellja e Rusisë e patolerueshme

Prej tvteuta15:58, 12 Prill 2017

Senatori republikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Xhon Mekejn, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me çrast u takua me ministrin e mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Vizita e McCain pason nënshkrimin e Protokollit për antarsimin e Malit të Zi në NATO nga presidenti Donald Trump dy ditë më parë.

Në konferencën për media McCain u tregua i ashpër ndaj implikimit rus në vendet e Ballkanit, duke e quajtur sjelljen e saj  si të patolerueshme. Ai tha se në SHBA janë të vetëdijshëm se Rusia ka tentuar të ndikojë në zgjedhjet e atjeshme presidenciale, dhe të njëjtën gjë po tenton edhe në vendet e Ballkanit. Edhe ministri Boshkoviq u ndal te ngjarjet e ditës së zgjedheve të vitit të kaluar, dhe shprehu besimin se Mali i Zi do të dijë të shfrytëzojë benefitet e sigurisë që ofron antarsimi në NATO.  McCain gjithashtu ju uroi qytetarëve vendosmërinë që Mali i Zi të bëhet antare e NATO-s , çka është  me shumë rëndësi në një kohë mjaft jostabile në botë.

  • 1

    Radio