Kulturë Më shumë

Mbrëmje e paharruar nga tenori Rame Lahaj

Prej tvteuta11:33, 1 Korrik 2023

Ylli ndërkombëtar i muzikës operistike, tenori Ramë Lahaj, performoi mbrëmjen e djeshme në Ulqin. Koncertin e ndoqën figura të njohura të vendit dhe rajonit si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ishte prezent edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq si edhe kryetarët e komunës së Prishtinës dhe Shkodrës, Perparim Rama dhe Benet Beci.
Ky koncert u mundësua prej Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Komunës së Ulqinit me rastin e fillimit të sezonit veror.
Koncerti u përcoll me interes të madh nga publiku i vendit dhe i huaj.

  • 1

    Radio