Mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë
Prej tvteuta16 September 2017
Sot do të mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s dje kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan. Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të dhënë rekomandime për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë. Sot shefat e shtabeve të NATO-s do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të Aleancës, i cili do ta marrë detyrën në verën e vitit 2018.