Aktuale Më shumë

Mazhoranca qeverisëse ende nuk ka arritur marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve

Prej tvteuta10:24, 11 Nëntor 2021

Koalicioni qeverisës nuk është pajtuar për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Në takimin e mbajtur mbrëmë në Podgoricë, sipas informacioneve jozyrtare nga Portali RTCG nga të tri koalicionet e aleancës qeverisëse, nuk ka pasur marrëveshje për të mbështetur ndryshimet e propozuara të ligjit që hapin rrugën për shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në tre komuna, kështu që pas mbledhjes së mbrëmshme më e sigurta është tërheqja e projektligjit.

Një pjesë e koalicionit propozoi bojkotimin e zgjedhjeve nëse presidenti Milo Gjukanoviq refuzon t’i shtyjë ato, por ai i refuzoj, duke shpjeguar se qeveria nuk mund t’i bojkotojë zgjedhjet.

Ka vend të ndodhë një kthesë dhe që koalicioni qeverisës të bie dakord për këtë çështje, por siç janë gjërat tani, një marrëveshje nuk është afër.

Presidenti Milo Gjukanoviq ka shpallur zgjedhjet lokale në Petnjicë, Cetinje dhe Mojkovac për 5 dhjetor dhe thotë se nuk do t’i shtyjë ato edhe nëse Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

  • 1

    Radio