Politikë Më shumë

Markoviq: Së shpejti Protokolli në Kuvend të Malit të Zi

Prej tvteuta16:16, 29 Mars 2017

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, tha se ratifikimi i Protokollit për antarsimin e vendit në NATO nga Senati Amerikan, ishte diçka e pritur, dhe njoftoi se shpejti ratifikimi mund të jetë edhe para deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi.

Ai shprehu besimin se e gjithë procedura mund të përfundojë deri në Samitin e majit në Bruksel. Presidenti Vujanoviq miratimin e Protokollit nga Senati amerikan e quajti shenjë mirnjohjeje ndaj politikës shtetërore të Malit të Zi gjatë viteve të fundit, kurse Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, cilësoi se antarsimin në NATO është garant i stabilitetit në të gjithë rajonin.

  • 1

    Radio