Politikë Më shumë

Markoviq: Disa forca po e humbin betejën me vullnetin e popullit

Prej tvteuta09:46, 13 Prill 2017

Përfundimi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO e përcjellin reagime të ashpra ,sepse disa forca gradualisht e kuptojnë se janë duke e humbur betejën me vullnetin e popullit, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq, duke vlerësuar se kredibiliteti i prokurorisë  speciale përpiqet të konstatohet në çdo mënyrë.

Markoviq ka marr pjesë sot në punën e mbledhjes së rregullt të shefave të delegacioneve të UE në Mal të Zi dhe vendeve anëtare. Ai ka theksuar se ambasadorët janë dëshmitarë të sfidave me të cilat qeveria ballafaqohet çdo ditë si dhe me përpjekje të cilat i bënë me qëllim të zgjidhjes së problemeve aktuale. Ai , siç është kumtuar nga Qeveria , ka sqaruar se tani pason dorëzimi i dokumentit ratifikues në Uashington dhe në fund si akt simbolik ngritja e flamurit malazezë si anëtarë i 21-të i Aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel.

  • 1

    Radio