Aktuale Më shumë

MANS fton që të mos miratohet “ligji antimafia”

Prej tvteuta07:58, 5 Prill 2023

Rrjeti i afirmimit të sektorit joqeveritar ka ftuar deputetët e Kuvendit të Malit të Zi që të mos miratojnë ligjin mbi sekuestrimin e pronës së arritur në mënyrë të paligjshme, të cilin e ka propozuar Qeveria. Nga kjo organizatë joqeveritare thonë se përpjekja e re e kryeministrit Dritan Abazoviq dhe e ministrit të drejtësisë Marko Kovaç, për miratimin e ligjit kundër mafies, është paraqet vazhdimin e fushatës së personale dhe partive politike që luftojnë për census. MANS ka ftuar deputetët e Kuvendit të Malit të Zi që të mos hyjnë edhe në një shkelje të interesit publik dhe të nevojës së pakontestueshme të qytetarëve që drejtësia të fitojë një ligj, i cili nuk do të punojë në favor të funksionarëve të korruptuar shtetërorë. Nga MANS-i kanë rikujtuar se Kuvendi tashmë i ka refuzuar ndryshimet e propozuara të Ligjit mbi sekuestrimin e pronës, pas kritikave të eksperteve të Komisionit Evropian dhe sektorit joqeveritar, për shkak të selektivitetit dhe mosharmonizimit me standardet, si dhe për mungesë të debatit publik.

  • 1

    Radio