Rajoni/Bota Më shumë

Mali i Zi nuk është fajtor për demarkacionin

Prej tvteuta09:38, 2 Qershor 2017

Kandidati për kryeministër të Kosovës ,Ramush Haradinaj ,ka theksuar se Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e gabuar , por Prishtina dhe Podgorica do të bisedojnë sepse Mali i Zi është fqinj dhe mikë i Kosovës.

Haradinaj i ka deklaruar agjencisë Anadollia se Marrëveshja për demarkacion është e gabuar sepse Kosova në këtë mënyrë e humbë një pjesë të territorit. Do të formojmë Komisionin e ri , do të sjellim version të drejtë dhe do të bisedojmë me Malin e Zi sepse e kemi fqinjë dhe mikë. Andaj mendoj se fajin nuk e ka Mali i Zi por e kemi ne dhe këtë gabim do ta përmirësojmë, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kosova menjëherë do ta njoftojë Bashkimin Evropian , i cili , siç ka theksuar ai ,pa drejtësisht ua ka imponuar demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave.

  • 1

    Radio