Aktuale Më shumë

Mali i Zi dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Ndër çështjet e pazgjidhura janë ato për abuzimin e policisë

Prej tvteuta07:53, 6 Prill 2023

Sipas raportit për ekzekutimin e aktgjykimeve dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mali i Zi kishte nëntë raste në pritje të ekzekutimit më 31 dhjetor 2022, krahasuar me shtatë në 2021 dhe 2020. Raporti u publikua sot nga Këshilli i Evropës.
Në vitin 2022, thuhet në raport, Komiteti i Ministrave pranoi gjashtë raste kundër Malit të Zi nga Gjykata Evropiane me qëllim të mbikëqyrjes së ekzekutimit të tyre (krahasuar me katër në 2021 dhe 11 në 2020). Rastet e pazgjidhura, theksohet, përfshijnë veçanërisht një grup që ka të bëjë me hetimin joefektiv të abuzimit policor.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) është një gjykatë ndërkombëtare e themeluar nga Këshilli i Evropës.
Roli i Gjykatës është të sigurojë respektimin e të drejtave dhe detyrimeve të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Konventa) dhe protokollet e saj shoqëruese të pranuara nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Çdo shtet anëtar delegon një gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

  • 1

    Radio