Aktuale Më shumë

Makina me kanabis dhe ekstazi në Muriqan

Prej tvteuta14:04, 28 Gusht 2022

Një makinë tip Benz, e cila fshihte lloje të ndryshme drogërash, u ndalua nga policia e Shkodrës teksa po tentonte të kalonte në pikën kufitare të Muriqanit. Katër shtetas ranë në prangat e efektivëve të policisë, për ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim. Operacioni policor i koduar ‘Ekstazi’ lokalizoi makinën e drejtuar nga Enver Idrizim me të cilën udhëtonin edhe tre shtetasit, Anton Voci, Ertjen Hysa dhe Nikola Paravani. Këta shtetas u paraqitën në pikën kufitare të Muriqnit, duke tentuar të trafikonin lëndët narkotike drejt Malit të Zi.

Shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin e automjetit dhe kalimin e tij në vijën e dytë, për një kontroll më të imtësishëm. Nga kontrollet fizike, u gjetën të ndara në pako, sasi të ndryshme lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi. Nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Shkruan Top channel

  • 1

    Radio