Politikë Më shumë

Ligji zgjedhor: Partitë optimiste për arritjen e marrëveshjes

Prej tvteuta10:22, 5 Nëntor 2018

Partitë politike të cilat kanë antarët në Këshillin për reformën e legjislaturës zgjedhore  janë shprehur optimiste se ekziston mundësia e arritjes së marrëveshjes për të gjitha pikat, edhe pse për miratimin e tyre do të duhen dy të tretat e deputetëve. Ato kanë siguruar gjithashtu se ndryshimet eventuale nuk do të cënojnë lirinë redaktuese të mediave.

Nga PDS thonë se në fokus do të jenë ndryshimet që ndikojnë pozitivisht në ambientin zgjedhor, kurse opozita më tepër do të përqendrohet në lirinë e mediave dhe parandalimin e keqpërdorimeve të institucioneve shtetërore. Mandati i Këshillit do të zgjasë deri në shtator të vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio