Lamezheviq kalon tek Socialdemokratët
Prej tvteuta15:50, 12 Maj 2017
Ish kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Uqin Fuad Lamezheviq, në të ardhmen do të jetë i angazhuar tek Socialdemokratët , është kumtuar nga kjo parti. Në kumtesë thuhet se Lamezheviq në këtë parti ka vërejtur idetë burimore socialdemokrate dhe angazhimin gjithnjë e në rritje të të rinjve të qytetit të përfaqsuar nga kryetar i Këshillit Komunal të kësaj partie.
Ai gjithashtu ka shprehur besimin se do të arrihen qëllimet e përbashkëta, e që janë një Ulqin më i bukur dhe përmirsimi i gjendjes ekonomike të qytetarëve, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Socialdemokratëve.