Aktuale Më shumë

Lambuliq dhe Shushkavçeviq ishin në polici pas incidentit, por për një arsye tjetër

Prej tvteuta08:59, 3 Maj 2023

Policia ka shpallur në kërkim lokal Andrija Lambuliq (20) dhe Andrej Shushkavçeviq (22) nga Podgorica nën dyshimin se kanë rrahur brutalisht me shkopinj dy të rinj në urën në Ada Bojana. Ata akuzohen për veprën penale të sjelljes së dhunshme në lidhje me veprën penale të lëndimit të rëndë.
Pobjeda jozyrtarisht ka mësuar se sulmuesit Lambuliq dhe Shushkavçeviq janë ndaluar në BQ Ulqin pas incidentit, por jo për shkak të rrahjes në urë, por për arsye të tjera. Ata nuk u ndaluan sepse policia në atë kohë nuk kishte informacion për sulmuesit në urën e Adës.
Përmasat e sherrit u bënë të qarta pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shiheshin dy të rinj duke rrahur brutalisht me shkopinj dy djem.
Dyshohet se më datë 1 maj, rreth orës 02:45, në urën e Adës, kanë sulmuar me shkop dhe shtyllë të plagosurit M.M dhe N.M, duke i dhënë disa goditje.
Policia ka konfirmuar për Pobjedën se ngjarja ka ndodhur pasi personat nga Ulqini dhe Podgorica janë takuar në veturat e tyre në një urë të ngushtë dhe askush nuk ka dashur të kthehet me automjetin e tyre për të lejuar kalimin e të tjerëve.
Të lënduarve iu është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa N.M është konstatuar me lëndime të rënda fizike.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra policia ka njoftuar prokurorin e shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin, i cili e ka cilësuar veprën në fjalë dhe ka urdhëruar privimin nga liria të të dyshuarve.

  • 1

    Radio