Rajoni/Bota Më shumë

LAA dhe VV presin dështimin e Haradinaj

Prej tvteuta09:51, 12 Korrik 2017

Lëvizja “Vetëvendosje” si dhe koalicioni  LDK-AKR-Alternativa po e presin dështimin e koalicionit PAN për ta formuar Qeverinë, në mënyrë që, siç thonë ata, t’i marrin “frerët” e ekzekutivit. I nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë ftesë për takim drejtuesve të LVV-së dhe LAA-së, por këta të fundit e kanë refuzuar ftesën e tij.

Kundërshtarët politikë janë të bindur se Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë, prandaj presidenti do të detyrohet ta nominojë një mandatar të dytë. “Ne besojmë që Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë dhe presim dështimin e tij. Po ashtu besojmë që ne jemi ata që do ta kemi shumicën dhe t’ia dalim ta drejtojmë Qeverinë e re të vendit”, ka thënë për “Zërin” Shkodran Hoti, zëdhënës në LVV. Sipas tij, takimi i radhës LVV- LAA do të përcaktohet nga zhvillimet aktuale.

  • 1

    Radio