Aktuale Më shumë

Kuvendi sot për punën e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial

Prej tvteuta08:00, 8 Maj 2023

Kuvendi i Malit të Zi sot do të shqyrtojë Raportin Vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor dhe gjendjen e përgjithshme në gjyqësor në vitin e kaluar. Seanca fillon në orën 12:00.
Në rend dite të seancës është edhe raporti për punën e Këshillit të Prokurorisë dhe të Prokurorisë së Shtetit për vitin 2022.
Deputetët do të diskutojnë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe gjendjen e aksesit në informacion.
Në agjendë janë raportuar edhe për punën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në vitin e kaluar.
Pika e fundit janë zgjedhjet, emërimet dhe shkarkimet.

  • 1

    Radio