Aktuale Më shumë

Kurti në Forumin e Prespës tha se Minishengeni Ballkanik nuk ka vizion për rajonin

Prej tvteuta10:42, 3 Korrik 2021

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e mbajtur gjatë Forumit të Prespës shprehu edhe për një herë tjetër se nuk është dakord me nisma të tilla rajonale siç është ajo e Minishengenit Ballkanik. Kurti tha se nisma të tilla mund të kthehen në pengesë për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian, por edhe për të pasur marrëdhëniet e duhura transatlantike. “Është një iniciativë pa vizion për rajonin dhe si të tillë Kosova e refuzon ashpër dhe i inkurajon të gjithë që të kthehemi në agjendën e BE-së dhe marrëdhënieve transatlantike. Pakënaqësia me bashkësinë evropiane nuk duhet të instrumentalizohet nga vende që nuk e duan NATO-n apo mbështesin Federatën e Rusisë”, shtoi ai. Gjatë fjalës së tij, Albin Kurti ndau zhgënjimin për vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku tha se ky është një mesazh dekurajues për rajonin.

  • 1

    Radio