Aktuale Më shumë

Krivokapiq: “Nuk jap dorëheqje. Tre ministra nuk kanë punuar sa duhet”

Prej tvteuta18:36, 11 Nëntor 2021

“Bazuar në rezultate të dukshme dhe të njohura qartë, kjo qeveri ka marrë mbështetje të parezervë për vazhdimin e rrugës së saj evropiane”, tha  kryeministri Zdravko Krivokapiq në konferencën e sotme për media. Ajo që është më e rëndësishme për Malin e Zi, theksoi ai, është që kjo Qeveri të ketë një vizion të qartë që është i orientuar drejt së ardhmes. “Siç u theksua në bisedimet e sotme, duhet të ruajmë atë që kemi, kjo është pasuria më e madhe e popullit tonë, i cili duhet të ndërtojë lumturinë e tij në këtë fushë. Kjo kërkon një zhvillim ekonomik intensiv”, tha kryeministri. Ai tha se për atë zhvillim ekonomik kanë ofruar tre programe – “Evropa tani”, “Mali i Zi tani” dhe “Evropa këtu”. Ai bëri të ditur se javën e ardhshme do të prezantojë programin “Mali i Zi tani”, dhe pas dhjetë ditësh “Evropa këtu”. Lidhur me thirrjet për dorëheqjen e tij, Krivokapiq tha se kjo nuk do të ndodh pasi kjo qeveri ka dhënë rezultate.. Sa i përket riorganizimit të qeverisë, ai tha se kishte një model të përpunuar, por se disa politikanë morën një rrugë tjetër kur panë kriteret për postet ministrore. I pyetur nëse dikush meriton të hiqet nga ministrat, Krivokapiq tha se tre ministra nuk kanë punuar sa duhet, por nuk pranoi të flasë për emra.

  • 1

    Radio