Aktuale Më shumë

Kosovë: Arrestohen 59 polic për korrupsion

Prej tvteuta10:08, 20 Dhjetor 2016

Hilmi Mehmeti, kryeshef ekzekutiv i Inspektoriatit Policor të Kosovës, ka thënë se 59 zyrtarë policorë janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se kanë marrë ryshfet ose u kanë dhënë ndihmë kryesve të mundshëm.

“Prej tyre 20 të Njësisë së Autostradave, 20 nga Njësiti i Trafikut në veri të Mitrovicës, 15 nga njësiti jug i Mitrovicës dhe 4 të njësisë së Prizrenit”, ka treguar në një konferencë të jashtëzakonshme për media Mehmeti. Ai gjithashtu sqaroi se të ndaluar në këtë aksion janë 35 zyrtarë të Policisë të nacionalitetit shqiptar, 23 serbë dhe një boshnjak. Policia do të merr masa edhe ndaj qytetarëve të cilët u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve të policisë, e që janë rreth 35, njofotohet nga inspektorati.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio