Rajoni/Bota Më shumë

Kosova në krizë politike

Prej tvteuta15:52, 4 Gusht 2017

Koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN, bojkotoi seancën konstituuese të parlamentit, pasi Vetëvendosja e LAA nuk pajtohen me kandidaturën e Kadri Veselit. Sipas analistëve Kosova është në ngërç të thellë politik. Parlamenti i Kosovës dështoi edhe në përpjekjen e dytë ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, për faktin që koalicioni i partive politike PAN, nuk mori pjesë as në seancën e 4 gushtit për të propozuar kandidatin për kryetar të kuvendit të Kosovës. Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, është subjekti politik fitues i zgjedhjeve ai që duhet të udhëheqë me kuvendin e Kosovës, e që në këtë rast është koalicioni PAN në përbërjen e të cilit janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma.

Dy subjektet politike lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, nuk e pranojnë kandidaturën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për kryetar kuvendi. Ky fakt ka irrituar zyrtarët e kësaj partie, duke potencuar vazhdimisht që “Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë që kryetari i kuvendit i takon koalicionit fitues”, që në këtë rast është PAN me bartësin e listës për deputet Kadri Veseli. PDK, akuzon lëvizjen Vetëvendosje dhe LAA-së për bllokim të themelimit të institucioneve. Edhe zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosja, akuzojnë pikërisht koalicionin PAN, i cili sipas tyre nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar kuvendi dhe pikërisht ky fakt sipas tyre po bën që PAN, të bojkotojë seancën konstituuese të parlamentit.

 

  • 1

    Radio