Aktuale Më shumë

Komuna e Tuzit shënon “Kryengritjen e Malësisë”

Prej tvteuta11:51, 3 Prill 2023

Komuna e Tuzit në kuadër të festës së „6 Prillit”, ditës së „Kryengritjes së Malësisë 1911”, në Qendrën Kulturore Informative „Malësia” në Tuz, organizon manifestim kulturor më 06.04.2023, me
fillim në orën 20:00.

PROGRAMI:
* Fjala e rastit – Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit;
* Historiku prof. dr.Romeo Gurakuqi – Kryengritja e Malësisë së Madhe,
1911 dhe 1912 – paraprirëse e pavarësisë së Shqipërisë;
*Interpretim Merita Lucaj;
*Pjesa artistike Kastriot Tusha;
* Koktej për të pranishmit.

  • 1

    Radio