Sporti Më shumë

Klubi i taekwondo-së “Ulqini”: 23 medalje nga turneu në Tiranë

Prej tvteuta10:29, 6 Maj 2019

Klubi i taekwondo-së “Ulqini”: 23 medalje nga turneu në Tiranë

Tjetër fundjavë e sukseshme për klubin e Taekwondo-së Ulqini. Të shtunën me 04.05.2019 në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së “Top Tirana Open 2019”. Në këtë aktivitet sportiv u paraqiten 420 garues, 35 ekipe nga 7 vende. Ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 25 garues dhe dy refer dhe arritën të kthehen me 23 medalje, 8 të arta, 7 të argjendit, 8 të bronzit, si dhe trofeu  i vendit të parë në kategorinë CHILDREN. Në këtë kategori klubi nga Ulqini fitoi edhe trofeun e vendit të parë në rënditjen e përgjithshme.

Medaljet e arta i fituan garuesit:
???? Harun Dervishi, Sumeja Bisha, Enes Dushku, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Besart Kuqi, Merisa Malokraja, Mervana Mucaj.
Medaljet e argjendit i fituan garuesit:
???? Amar Bakalli, Medina Kanaceviq, Hava Malokraja, Ensar Ravja, Tristan Leon Tivari, Blendisa Xhurreta.
Medaljet e bronzit i fituan garuesit:
???? Ismet Tivari, Amell Nuti, Amella Nuti, Enis Kurti, Albjon Hykaj, Hakush Fici, Amra Dushku, Mersida Demiri.

  • 1

    Radio