Aktuale Më shumë

Klinton kritikon demokratët progresivë

Prej tvteuta09:21, 31 Dhjetor 2021

Ish-kandidatja presidenciale, Hillary Clinton sulmoi demokratët progresivë, duke i fajësuar ata për paaftësinë e Kongresit të kontrolluar nga demokratët për të “përfunduar gjërat” dhe ka pohuar se ata mund të jenë shkaku i humbjeve të mundshme të partisë në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022. Clinton iu lut demokratëve që të fillonin të mendonin për aftësinë e partisë për të fituar zgjedhjet në përgjithësi dhe jo vetëm në zonat me ngjyrë të kaltër, ku u sigurua fitorja, raporton foxnews.

Tensionet midis demokratëve progresivë dhe të moderuar arritën kulmin këtë muaj pasi agjenda e e presidentit amerikan, Joe Biden, “Ndërtoni përsëri më mirë”, mori një goditje. Senatori Joe Manchin, zemëroi kolegët liberalë pasi njoftoi se nuk do të mbështeste projektligjin e shpenzimeve masive të miratuar nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve, duke iu bashkuar republikanëve në Senat.

  • 1

    Radio