Aktuale Më shumë

KKSH: AKTIVITETE TË SHUMTA PËR DITËN E FLAMURIT

Prej tvteuta21:26, 22 Nëntor 2015

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi  në kuadër të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, edhe këtë vit ka përgatitur një sërë aktivitetesh të cilat do të prezentohen para publikut në Tuz, Plavë dhe Ulqin.

Përveç aktiviteteve kulturore, këtë festë e karakterizon edhe Maratona e Pavarësisë, tashmë tradicionale, e cila këtë vit e ka marshutën Shkodër – Ulqin, duke filluar garën para Bashkisë së Shkodrës në ora 9.30,kurse caku do të jetë në Ulqin para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

Ftesa për pjesëmarrje në garë është e hapur, kurse detalet e Programit për  tri mbrëmjet festive mund ti lexoni më poshtë:

MALËSIA:

– E enjte më 26.11.2015,  në QKI  “Malësia” në Tuz  në ora 17:00 do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Na ishte një herë Shqipëria…”, Produkcioni Digitalb,  regjia: Stefan Çapaliku.

-Ekspozita e fotografive “Marubi“.

PLAVË:

E premte më 27.11.2015, në Qendrën për Kulturë në Plavë, në ora 12:30 do të shfaqet program kulturoro – artistik,  si dhe shfaqja teatrale nga  trupa teatrale e Mitrovicës.

ULQIN:

E shtune,  më 28.11.2015,  në ora 9.30 fillon Maratona e Pavarësisë 2015, Shkodër – Ulqin.
Starti i maratonës bëhet përballë ndërtesës së Bashkisë Shkodër, ndërsa caku do të jetë para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.
-Në Qendrën për Kulturë në Ulqin, duke filluar në ora 19, KKSH ka organizuar një mbrëmje kulturoro – artistike me artistë të njohur shqiptarë.

  • 1

    Radio