Sporti Më shumë

KF “Otrant Olympic” të shtunën kundër Mladost

Prej tvteuta09:56, 16 Nëntor 2018

Lojtarët e ”Otrant-Olympic” nesër presin skuadrën e Mladost Ljeshkopolje e cila është e para në tabelën e klasifikimit. Megjithëse kanë mbetur ende tre xhiro deri në fund të pjesës së parë të kampionatit, trajneri Milija Savoviq beson në energjinë e mirë që ekziston midis lojtarëve,  të cilët kanë fituar besim në vetvehte pas gjashtë fitoreve radhazi.  “Mbështetja që marrim nga të gjithë tifozët e futbollit dhe sidomomos tifozët tanë, do të thotë shumë për ne. Besoj se do të vazhdojmë me fitore deri në fund të kësaj pjese të kampionatit,” tha Savoviq. Ndeshja e xhiros së 17-të do të luhet të shtunën në orën 13:00 në stadiumin në Plazh të Madh.

  • 1

    Radio