Këshilli administrativ sot shpall konkursin e ri
Prej tvteuta5 April 2017
Këshilli administrativ do të shpall sot konkursin e ri publik për emërimin e anëtarit të komisionit zgjedhor të shtetit i cili do të përfaqësojë shoqërinë civile, sektorin joqeveritar dhe universitetin. Këshilli ka shpallur me 23 janar konkursin e përsëritur publik për emërimin e këtij anëtari , por kandidati Vlladimir Boshkoviq nuk ka fituar numër të mjaftueshëm të votash. Në konkursin e mëparshëm të shpallur me 29 dhjetor të vitit të kaluar nuk ishte paraqitur asnjë kandidat. Kryetari i Këshillit administrativ të Kuvendit të Malit të Zi Luigj Shkrela ka thënë se e befason mosinteresimi i Universitetit, i sektorit civil dhe joqeveritarë që janë të autorizuar të propozojnë kandidatin për anëtarë të komisionit zgjedhor të shtetit.