Këngëtarja e njohur shqiptare arrestohet në Itali
Prej tvteuta10:35, 17 Mars 2022
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar gjatë një operacioni kundër drogës në Itali. Gazeta “La Repubblica” raporton se Lila ishte mes 13 personave në hetim, shqiptarë dhe italianë që janë vënë në pranga mëngjesin e së mërkurës në Romë. Sipas asaj që raporton gazeta italiane, roli i këngëtares së njohur ishte mbajta e llogarive për grupin mafioz.
/www.euronews.al