Sporti Më shumë

KB “Ulqini” i gatshëm për të filluar sezonin e ri

Prej tvteuta09:57, 14 Tetor 2018

Në sezonin e ri të Erste Ligës së basketbollit të Malit të Zi, KB “Ulqini” hyn me lojtarë të rinj dhe staf  profesional të kompletuar. Të nxitur  nga rezultatet e mira në sezonin e kaluar, udhëheqësia e klubit synon të rifreskojë ekipin dhe të ngrisë lojën në një nivel më të lartë në përputhje me mundësitë. Rizo Hajdarpashiq, drejtori i klubit, tha për  TV Teuta se që nga ky vit do të jetë aktiv edhe klubi i të rinjëve i cili do të konkurojë në nivel të Malit të Zi, dhe nëse ata tregohen të mirë, atëherë do të rekrutohen për ekipin e parë. Hajdarpashiq tha se Komuna këtë vit ka ndarë më shumë para për nevojat e klubit kurse administrata është në negociata dhe me shumë sponsorë të tjerë. Sezoni i ri i Erste Ligës fillon të shtunën, më 20 tetor.

  • 1

    Radio