Sporti Më shumë

Karisma Hotels Adriatic u bë sponsor i KK Ulqinit

Prej tvteuta17:03, 23 Nëntor 2018

Grupi i hoteleve Karisma Hotels Adriatic dhe hoteli “Long Beach” sot u bënë zyrtarisht sponsorët e klubit të basketbollit “Ulqini” për sezonin 2018/2019. Në konferencën për media në “Long Beach” ishin kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, kryetari i KK Ulqini Bojan Đakonoviq, drejtori i klubit Rizo Hajdarpashiq dhe përfaqësuesi i Karisma Urosh Millovanoviq. Kryetari Nrekiq tha se Komuna gjithmonë do të inkurajojë shoqatat sportive, veçanërisht klubet që arrijnë sukses të madh në skenën sportive, siç bën klubi i basketbollit, i cili aktualisht është në pozitën e parë. Kryetari i klubit Bojan Gjakonoviq tha se marrëveshja e nënshkruar sot është me rëndësi të madhe për funksionimin e klubit, dhe gjithashtu ftoi kompani të tjera për të mbështetur një klub që lufton për të hyrë në ABA Ligën 2, çka do të ishte një sukses historik i klubit. “Nënshkrimi i sotëm është një ditë e rëndësishme për klubin e basketbollit të Ulqinit”, tha drejtori Rizo Hajdarpashiq. Karisma Hotels Adriatic, sipas Urosh Millovanoviq, do të jetë gjithmonë afër komunitetit lokal dhe se politika e kësaj kompanie është potencimi i stilit të shëndoshë të jetesës. Të shtunën në mbrëmje, Ulqinit do të presë skuadrën e Llovqenit me të cilën, përveç “Sutjeskës” do të luftojë vendin e parë, nga i cili mund të kalohet në  ABA ligën 2.

 

  • 1

    Radio