Sporti Më shumë

Karatistët nga Ulqini morën pjesë në turneun në Kroaci

Prej tvteuta10:43, 23 Korrik 2018

Federata Botërore e Karatesë ka organizuar në Kroaci turneun ndërkombëtar me plot 1800 garues nga më shumë se 70 shtete . Në këtë turne kanë marrë pjesë edhe dy klubet e karatesë nga Ulqini ” Albulena ” dhe ” Champions ” . Trajneri i KK ” Albulena ” Agron Ujkashi tha për Televizionin Teuta se kjo është hera e dytë që marrin pjesë në një turne të tillë , i pari në Sofje të Bullgarisë dhe i fundit në Umag të Kroacisë.

Këte garë trajneri Ujkashi e cilëson edhe më të fortë se Kampionati Botëror  sepse marrin pjese disa garues nga nje shtet i caktuar , gjë që e bën konkurrencën te jetë shumë e fortë . Leona Markiq nga KK ” Champions ” tha se pervoja dhe ushtrimet janë të domosdoshme për të qenë të sukseshem në këtë turne,  kurse garuesi tjetër  Art Ujkashi tha se  konkurenca e fortë i ka ndalur që në shtëpi të kthehen me çmime.

  • 1

    Radio