Rajoni/Bota Më shumë

Kapen 300 kg kokainë në kamionin me targa..

Prej tvteuta00:10, 19 Qershor 2021

Në Shqipëri, policia njoftoi sot se ka mundur të sekuestrojë në Portin e Durrësit një sasi prej 300 kliogramësh e dyshuar kokainë, në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të policisë, kamioni ishte në kalim tranzit në Shqipëri, dhe po priste të imbarkohej në një nga tragetet e linjës për në Itali. Sasia e madhe e drogës u kap pas një kontrolli të imtësishëm të mjetit. “Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut”, bën të ditur njoftimi i policisë. Shoferi, një 40 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka përfunduar në pranga.

Burimi / Zëri Amerikës

 

  • 1

    Radio