Aktuale Më shumë

Jankoviq: Rastet e falsifikimit të nënshkrimeve nga viti 2018 janë ende në pritje

Prej tvteuta07:58, 25 Prill 2023

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Shtetit (ODT) Maja Jankoviq tha se ende nuk janë zgjidhur kallëzimet penale për falsifikim të dokumenteve me qëllim të mbështetjes së kandidatëve të caktuar për president të vitit 2018. Siç tha ajo, “nuk janë vërtetuar identitetet e personave potencialë të veprave penale”.

“Këtë vit, pas fushatës për zgjedhjet presidenciale, Prokuroria Themelore e Shtetit ka pranuar një numër të madh të kallëzimeve penale nga qytetarët të cilët në raportet kanë deklaruar se nënshkrimet e tyre janë keqpërdorur për të mbështetur kandidatët e caktuar për president”, tha Jankoviq.

Ajo ka thënë se ende nuk janë zgjidhur rastet që janë konstatuar në vitin 2018 për keqpërdorim të nënshkrimeve për përkrahje të kandidatëve të caktuar për president.

Ajo theksoi se nëse kjo ndodh, personat që kanë falsifikuar nënshkrimet identifikohen, ata do të gjykohen nga Gjykata Themelore kur ODT të bëjë propozim.

  • 1

    Radio