Imuniteti i Mandiq dhe Knezheviq është hequr sipas ligjit
Prej tvteuta15:45, 5 Prill 2017
Kuvendi i Malit të Zi nuk ka shkelur Kushtetutën dhe asnjë ligj tjetër kur ka vendosur për heqjen e imunitetit të dy deputetëve Andrija Mandiq dhe Millan Knezehviq, është mesazhi i Këshillit Ligjvënës, i cili ës shpejti do ti dërgohet Kuvendit për miratim.
“Kolegët Mandiq dhe Knezheviq e dinë se si funksionojnë gjërat , me vite janë në këto banka dhe e dinë e dinë se këto ankesa janë të pabaza.” , tha Predrag Sekuliq, deputet i Partisë demokratike të Socialistëve. Për deputetin e Lidhjes liberale Andrija Popoviq, ky dokument as nuk është dashur të vijë deri në Kuvend, dhe në vend të tij është dashur të jenë prezent deputetët.