Sociale Më shumë

Ilaçet nuk do të mungojnë

Prej tvteuta09:57, 4 Nëntor 2015

Ministri i shëndetësisë Budimir Shegrt ka theksuar se Malit të Zi nuk i kërcënohet mungesa e ilaçeve pas shfuqizimit të marrëveshjes me farmaticitë private, ne të cilat qytetarët mund ti marrin ilaçet me recetë.

Ai  në parlament ,duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS Halil Dukoviq ,ka sqaruar se kontrata me  farmacitë private ishte nënshkruar si pilot projekt dhe kishte dy limite .

I pari ishte limiti kohor me qëllim që të zgjase deri me 31 dhjetor të këtij viti , kurse limiti i dytë ishte financiar i cili ka përkufizuar qarkullimin në shumë prej 3.6 milion euro. Kontrata ishte koncipuar në atë mënyrë që automatikisht të mbyllet pas plotësimit të njërit prej limiteve të përmendura, në rastin konkret ishte limiti financiar , ka sqaruar Shegrt.

  • 1

    Radio