Aktuale Më shumë

Haxhibeti: Kemin nevojë për pika të reja kufitare me Shqipërinë

Prej tvteuta16:14, 3 Shtator 2016

Organizata Turistike e Ulqinit ka angazhuar me mjetet e veta gjatë sezonit turistik 8 policë në pikën kufitare të Sukubinës, me qëllim lehtësimin e  kalimit për udhëtarët e shumtë. Drejtori i kësaj organizate Fuad Haxhibeti thotë se me Ministrinë e Punëve të Mbrendshme kanë gjetur gjuhën e përbashkët me qëllim që kalimi i njerëzve të jetë sa më i shpejtë. Ai tha se megjithë përmirsimin e situatës, e vetmja mënyrë për tejkalimin e rradhëve të gjata është hapja e pikave ë reja kufitare, disa prej të cilave janë në diskutim e sipër.

Para disa ditëve zyrtarët e Komuës së Ulqinit dhe përfaqsuesit e Minisrive të mbrendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, janë takuar me qëllim kandidimin e projektit për hapjen e pikës kufitare Shën Kollë-Pulaj, pranë fondeve europiane. Gjithashtu , temë diskutimi janë edhe zgjerimi i pikës në Sukubinë , dhe hapja e kalimit Skje-Zogaj.

  • 1

    Radio