Sporti Më shumë

Hasanaga: Qëllimi kryesor do të jetë qëndrimi në kategorinë e dytë

Prej tvteuta12:23, 16 Gusht 2018

Kryetari i klubit të futbollit Otrant-Olimpik Nexhad Hasanaga, tha se kanë pasur mjaft vështirësi në periudhën para fillimit të sezonit kompetitiv, pasi klubi po shkonte drejt fikjes dhe pa përkrahjen e Komunës së Ulqinit nuk do të ishte e mundur pjesmarrja në Ligën e Dytë.

Ai falenderoi kryetarin Loro Nrekiq për përkrahjen dhe Safet Kaleziqin nga klubi Akademia, i cili u ka  mundësuar të shfrytëzojnë terrenet sportive për trajnim. Sipas Hasangës, qëllimi kryesor për këtë vit do të jetë qëndrimin në kategorinë e dytë dhe stabilizimi i klubit.

  • 1

    Radio