Slider Më shumë

Hapet pika e vaksinimit në qendrën tregtare CTC

Prej tvteuta19:18, 26 Nëntor 2021

Qytetarët e Ulqinit nga sot kanë qasje në një pikë të re vaksinimi kundër virusit korona. Pika është hapur në kuadër të farmacisë “Pharmalife” në qendrën tregtare CTC, dhe në dispozicion të tyre janë të trija vaksinat që janë aktualisht në dispozicion në gjithë Malin e Zi.

Pika e vaksinimit është hapur në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, e cila financohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Ulqinit, dr.Sadije Hollaj, tha se qytetarët mund të vaksinohen pa caktuar takim.

Hollaj tha se numri i të vaksinuarve në Ulqin është mbi mesataren e vendit, por se kjo nuk mjafton dhe se nevojitet përqindje më e lartë për të ndaluar përhapjen e shpejtë të virusit.

Pika e vaksinimit në qendrën tregtare CTC është në dispozicion të qytetarëve çdo ditë pune, përveç të dielës, nga ora 10:00 deri në 18:00.

  • 1

    Radio