Grboviq përsëri kryetar komune i Nikshiqit
Prej tvteuta3 April 2017
Veselin Grboviq sot përsëri u zgjodh kryetar i Komunës së Nikshiqit. Ai ishte bartës i listës së Partisë Demokratike të Socialistëve (PSD) në zgjedhjet e 12 marsit, për të qenë edhe në mandatin e dytë kryetar i komunës së Nikshiqit, çka u propozua nga Këshilli Qendror i PDS në Nikshiq. Për Grboviq kanë votuar të gjithë këshilltarët prezent në Kuvend , 37 këshilltar të PDS dhe katër të Socialdemokratëve. Në emër të propozuesit, këshilltari Gjoko Krivokapiq tha se Grboviqi është një person me virtyte të larta profesionale, përgjegjës dhe një bashkëpunëtor i mirë. Zgjedhjet lokale me 2 mars në Nikshiq u bojkotuan nga opozita.