Aktuale Më shumë

Grabanica: Trevat shqiptare me bukuri përrallore, shqiptarët popull bujar (VIDEO)

Prej tvteuta14:32, 11 Prill 2023

Natyra, deti, malet janë këto vetëm disa nga pasionet e meshtarit don Gabriell Grabanica, i cili përveç thirjes së tij të priftit kohën e lirë e kalon duke hulumtuar vende të veçanta.

Trojet shqiptare janë mahnitëse, me një pamje të mrekullueshme, kurse shqiptarët janë bujar dhe mikpritës, thotë don Gabrielli.

Alpinizmi nuk është vetëm një aktivitet fizik që kërkon cilësi atletike. Alpinizmit thjesht të bën për të ndjekur kërkimet si hulumtimi i peizazheve tërheqëse ose hulumtimi i arritjeve personale, kjo është aryeja pse Grabanica çdo herë është në kërkim të vendeve të reja dhe të bukura. Përveç që është fokusuar në vendet shqipfolëse, ai së fundmi ka vizituar Afrikën dhe është ngjitur në majen më të lartë të Kalimanxharos.

Grabanica fton të gjithë të interesuarit që ti bashkangjiten në julumtimin e vendeve të bukura, sepse ajo çfarë shihet me sy dhe përjetohet më nga afër të mbush shpirtin.

  • 1

    Radio