Sporti Më shumë

“Globus Art” kthehet në Ulqin me çmime të shumta

Prej tvteuta10:09, 7 Qershor 2016

Panairi në Strugë ishte i 11 me radhë për këtë vit që organizoj shoqata “Globus Art” nga Ulqini. U mbajt nga data 25-27 maj dhe mblodhi artist dhe artizan nga mbarë trevat shqiptare. Kryetari i shoqatës Ramiz Hajdari për televizionin Teuta flet për organizimin në këtë panair të cilin e vlerëson të suksesshëm. Pjetër Vukaj është njëri ndër artizanët i cili u paraqit me 85 punime dhe i cili la përshtypje të madhe tek maqedonasit.

Panairi tjetër në të cilin mori pjesë kjo shoqatë ishte Panairi Ndërkombëtar i bujqësisë, ushqimit dhe turizmit në Mostar, u paraqitën me 85 artizan të cilët prezantuan punimet e tyre. Ramiz Hajdari e konsideron si panairin më të sukseshëm deri me tani, ai poashtu vlerësohet me çmimin “Qershia e art” në panairin “Ditët e qershishë 2016” gjithashtu anëtarët e shoqatës “Globus Art” dominuan me shpërblime.

Pasiqë me fillimin e sezonit verorë organizimet e panaireve janë të shumta, “Globus Art” do të organizoj Panair Ndërkombëtar në Zllatibor në muajt në vazhdim.

  • 1

    Radio