Sociale Më shumë

Gjysëmvjetori i parë në gjimnazin privat “Drita” cilësohet i suksesshëm

Prej tvteuta14:17, 12 Janar 2016

Gjimnazi privat “Drita” e përfundoi me sukses gjysëmvjetorin  e parë për këtë vit shkollor. Sipas fjalëve të drejtorit të kësaj shkolle Fejzo Hoxhës me sukses e përfunduan 55% të nxënësve, kurse 45% tjerë patën rezultat negativ. Gjithashtu stafi i “Dritës” është i kënaqur edhe me diciplinën e nxënësve, sepse sipas drejtorit qëllimi i tyre kryesor është që përveç dijes që marrin në këtë gjimnaz nxënësit të përgaditen edhe për sfidat që do hasin gjatë jetës.

Nxënësit do rikthehen në bankat shkollore në gjysëmvjetorin e dytë që fillon me datë 25 janar  i cili urom të jetë më produktiv dhe më i suksesshëm.

  • 1

    Radio