Aktuale Më shumë

Gjyqi i Vesna dhe Millosh Medenicës, më 4 maj

Prej tvteuta13:21, 30 Mars 2023

Gjyqi i ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica dhe djalit të saj Millosh, do të mbahet më 4 maj, tha për Portalin RTMZ, këshilltarja për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, Marija Rakoviq, ndërsa gjykimi i ish-kryetarit të Gjykatës Ekonomike të Mali i Zi, Bllazho Jovaniq, dhe të pandehurit e tjerë është caktuar për 5 maj. Kujtojmë se prokuroria speciale e shtetit, më herët kishte ngritur aktakuzë kundër Medenicës dhe grupit të organizuar kriminal, i cili ishte formuar nga djali i saj, Millosh.

Aktakuza është ngritur kundër Millosh Medenicës, dhe më shumë se dhjetë personave të tjerë, të cilët akuzohen për kontrabandë, dhënie dhe marrje ryshfeti, ndikim të paligjshëm dhe nxitje të paligjshme, prodhim, posedim dhe tregtim të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të shpërdorimit të detyrës.

  • 1

    Radio