Politikë Më shumë

Gjukanoviq mohon faturat e paguara nga Knezheviq

Prej tvteuta09:38, 15 Shkurt 2019

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, ka mohuar  deklaratat e biznesmenit Dushko Knezheviq se ai i ka paguar pushime në Dubai, por nuk dha detaje të mëtejshme se kush dhe për cilat arsye i ka paguar ato fatura, përveç se bëhet fjalë për udhëtim me qëllim ndihmën e klimës afariste, dhe se faturat janë paguar nga organizatori. Gjukanoviq akuzoi Knezheviq se është manipulant dhe mashtrues, por nuk e komentoi faktin që i njëjti 20 vite kishte marrëdhënie shumë të mira me pushtetin në Mal të Zi. Ai gjithashtu tha se kredinë e marrë në vitin 2007, prej 1.5 milionë eurove e ka kthyer në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme, por nuk i kujtohet interesi që ka paguar me këtë rast.

  • 1

    Radio