Aktuale Më shumë

Gjinaj: Të duam njëri tjetrin pa paragjykime

Prej tvteuta14:00, 9 Prill 2023

Festat përveç që shërbejnë për tu bashkuar me njëri tjetrin ato gjithashtu janë edhe mundësi për tu ofruar me Zotin dhe për tu shëruar shpirtërisht dhe për tu bërë më të mirë për veten dhe të tjerët. Don Palush Gjinaj i ftuar në emisionin “Ditë e Re” me rastin e festës së Pashkëve foli për rëndësinë e kësaj dite dhe mundësitë që ti ofron festa, gjithashtu uroj besimtarët krishter.
“Jezusi na jep çlirimin, gëzimin dhe kur ne të shërohemi në zemër pastaj kemi dashuri edhe për të tjerët. Mesazhi është që të aftësohemi që të duamë të gjithë. Ti ofrohemi kishës, ti ofrohemi fesë dhe Zotit, sepse feja ka çka ti sjellë personit që të jetoj në gjendje dashurie dhe lumturie. Të duam njëri tjetrin pa dallim dhe pa paragjykime” thotë Gjinaj.

  • 1

    Radio