Ekonomi Më shumë

GJERMANËT INTERESOHEN PËR ULQININ

Prej tvteuta09:30, 20 Gusht 2015

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Malin e Zi, Gudrun Elisabeth Steinacker e shoqëruar nga eksperti i energjisë së rinovuar dr.Alfred Reich, ka vizituar Ulqinin.
Ata janë pritur nga Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpuntorët e tij.
Ambasadorja Steinacker tha se ne jemi te interesuar që te jetësojmë një pilot projekt të energjisë solare për nevojat e Kripores nëpërmjet grantit të Bankës Gjermane, por komuna mund të konkurojë për projekte të ngjashme edhe në vende të tjera në territorit te saj
Projekti i Kripores do të kishte një kosto mbi 220 mijë euro. Ambasadorja edhe në këtë takimin foli mbi rëndësinë e Kripores, por edhe të resurseve të tjerë të mëdha që ka Ulqini.

  • 1

    Radio