Aktuale Më shumë

Gjeloshaj: Partitë e pakicave do ta përkrahnin Abazoviq për kryeministër

Prej tvteuta18:27, 25 Nëntor 2021

Partitë e pakicave janë të gatshme të mbështesin Dritan Abazoviq për kryeministër, deklaroi kryetari i ASH Nik Gjeloshaj.

Sipas tij, kjo do të arrihet ashtu që PDS të mëbshtesë nj qeveri të pakicës, në të cilën do të merrnin pjesë pakicat dhe LQ URA, por jo edhe kuadro të PDS.Siç tha ai, kjo do të krijonte stabilitet afatgjatë nëse ka përkrahje të sinqertë, dhe jo si në rastin aktual të FD. Kjo Qeveri sipas Gjeloshaj do të krijonte kushte për të mbyllur Kapitujt 23 dhe 24 në rrugën drejt integrimeve europiane dhe do të kishte mandat njëvjeçar, e më pas do të shkohej në zgjedhje.

“I bëjmë thirrje LQ URA – partitë e pakicës janë të gatshme të mbështesin liderin e saj për të qenë kryeministri i ri. Këto mendime i kam ndarë edhe në takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë”, përfundoi Gjeloshaj.

  • 1

    Radio