Politikë Më shumë

Gjeloshaj: Është për të ardhur keq që hartuesit e fjalorit përkrahin Abazoviq

Prej tvteuta10:00, 11 Prill 2017

Zëvendëskryetari i Altërnativës Shqiptare Nik Gjeloshaj i është përgjigjur ashpër  deklaratës së kryetarës së forumit të gruas të Lëvizjes Qytetare  URA, Rajka Glushica e cila në kongesin e kësaj partie kishte thënë që “në këtë shtet është e mundur që në mes të Parlamentit të digjet fjalori i gjuhës kombëtare, e pastaj si shpërblim për punën e bërë ti jepen funksione të larta shtetërore”.

Gjeloshaj në deklaratën e tij u shpreh i kënaqur që përpiluesit e fjalorit nuk i kanë vënë zjarrin vetes në mes të qytetit si ç kishin premtuar nëse fjalori tërhiqet.

“ Me të vërtetë ishte e trishtuashme dhe për të ardhur keq, të shohësh ekipin që hartoi fjalorin, dhe të cilët e mrojtën publikisht  si me një dorë votojnë për Dritan Abazoviq e në dorën tjetër mbajnë fjalorin e tyrpshëm, në të cilin Dritanin e poshtëruan dhe fyen, dhe madje kishin ”guximin” që para zgjedhjes së tij të hyjnë sërish në këtë temë dhe të mbrojnë keqbërjen e quajtur fjalor. Sinqerisht, më vjen keq, por mendoj se nuk ishte rastësi që në ditën e zgjedhjes së Abazoviq për kryetar,  ato sërish aktivizojnë këtë histori, dhe e gjitha në dëm të Dritanit, “tha  në mes tjerash Gjeloshaj.

  • 1

    Radio