Aktuale Më shumë

Gjeka, Nika dhe Xhurreta takohen me zv.Ministren e Arsimit dhe sportit Albana Tola

Prej tvteuta15:54, 6 Korrik 2023


Sot Ministri per te drejtat e njeriut dhe pakicave z.Fatmir Gjeka me Drejtorin e pergjithshem per pakica z.Arben Xhurreten dhe me kryetarin e KKSh z.Faik Niken u takuan me zv.Ministren e Arsimit dhe sportit znj,Albana Tolen.
Ne kete takim diskutuam per kuotat e pranimit ne Universitetet Publike per kandidatet shqiptare nga Malin e Zi, procedurat e regjistrimit, afatet e aplikimeve, per nevojen e kuotave te veçanta per kandidatet nga Mali i Zi, per mundesit e studimeve Master dhe Doktoratures si dhe per kuotat per specializimeve ne shkencat e Mjeksesise. Kemi rene dakort qe te vazhdojme komunikimin per çeshtjet e ndryshme qe mund te dalin gjate procesit te regjistrimeve ne te ardhmen.

Gjithashtu gjate kesaj vizite realizuan takim edhe me Rektorin e Universitetit te Tiranes Prof. Dr. Artan Hoxha me te cilin folen per kuotat e caktuara per kandidaten shqiptar nga Mali i Zi per vitin akademik 2023/2024.
Rektori prof. Hoxha theksoi se studentet shqiptar nga Mali i Zi jane perher te mireseardhur te ndjekin studimet ne kuader te Universitetit te Tiranes dhe tha se per kete vit akademik kemi percaktuar 90 kuota per kandidatet shqiptar nga Mali i Zi. Ne perfundim te bisedes, u dakorduam qe te vazhdojme komunikimin per çeshtje qe kane te bejne me arsimimin e te rinjeve shqiptar ne kuader te Universitetit te Tiranes.

  • 1

    Radio